Christian
Eriksen mund të qëndrojë te Tottenham Hotspur. Është ky lajmi i bujshëm që vjen
nga mediat angleze, që zbulojnë se talenti danez i “gjelave” mund të
pranojë kushtet e ofruara nga londinezët.
“Daily Mail” bën me dije se drejtuesit e Tottenham janë të gatshëm
t’i ofrojnë deri në 200 mijë euro në javë lojtarit që në verën e ardhshme do i
skadojë kontrata.
Një lëvizje që mbyll hapësirat e Realit të Madridit për të arritur te 27
vjeçari, i cili ndiqet edhe nga Juventus. për kartonin e tij, Tottenham kërkon
të paktën 100 milionë euro, por marrëveshja mund të kryhet edhe për rreth 60-70
milionë.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.