Matthijs de Ligt i thotë jo Barcelonës. Është ky lajmi i bujshëm i mediave spanjolle, me “Cadena Ser” që zbulon se mbrojtësi holandez i ka mbyllur përfundimisht derën një kalimi te gjiganti i La Liga.
Zhvillim që i pëlqen tej mase skuadrave si Juventus, Paris Saint Germain, Manchester City, Manchester United, Liverpool dhe Bayern Munich që e konsiderojnë 19 vjeçarin si profilin ideal për prapavijën e tyre.
Problem për të arritur te kapiteni i Ajax është shifra e lartë që gjiganti holandez kërkon për kartonin e tij. Vlera e tij në treg shkon deri në 70 milionë, teksa Ajax nuk heq dorë për më pak se 100 milionë euro.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.