Ditën e djeshme është bërë përcjellja për në banesën e fundit të lojtarëve të “Chapecoense”, që humbën jetën pak ditë më në një aksident ajror. Aeroplani i tyre u rrëzua gjatë rrugës për në Kolumbi, ku do të luanin kundër “Atletico Nacional” në finale të “Copa Sudamericana”. Në këtë galeri fotosh, tregohet dhimbja e të gjithëve pë humbjet e jetëve.
Në fotot e ilustruara pasqyrohen momentet kur tifozët, familjarët, por dhe shumë figura të njohur të futbollit u japin lamtumirën e fundit lojtarëve që humbën jetë.
Ceremonia është zhvilluar në stadiumin e klubit, ku kanë qenë të pranishëm me dhjetëra e mijëra njerëz, që dhanë lamtumirën.