Në numrin e sotshëm të të përditshmes “Panorama Sport” është vënë re diçka e pazakontë. Në listën e transferimeve të mundshme të Milanit janë lakuar emrat e Jordan Veretout, Stefano Sensi, Andrei Kramaric dhe Joachim Andersen. Deri këtu nuk ka asgjë të pazakontë. Çudia fillon kur përmendet emri i Stefano Sensit.
Ai paraqitet si lojtar me dy role, mesfushor dhe sulmues. Çudia më e madhe eshtë se kur Sensi është “mesfushor” ai është 24 vjeç dhe kur është “sulmues” ai është 28 vjeç. Gjithsesi ky duket të jetë një lapsus dhe ne i urojmë punë të mbarë kolegëvë të “Panorama Sport”…