Vllaznia ka fituar 0-1 me Partizanin në “Air Albania” për javën e parafundit të Superligës. Një penallti e Herald Markut I ka dhënë tri pikë shkodranëve, që kanë mposhtur Demat që kryesonin para sfidës Superligën. Duket se barazimi mes Laçit dhe Teutës I jep një dorë durrsakëve që janë me një këmbë pranë titullit kampion.
Sfida e Air Albania u vendos nga një episod dhe 11 metërsh i akorduar nga Enea Jorgji, me elbasanasin që u step si fillim edhe pse pamjen e kishte më të qartë dhe ballore. Pas konsultimit me arbitrin e linjës pas porte, duket se mendimi I Kreshnik Bajramaj ka vendosur që rasti I prekjes me dorë nga Belica të jepej 11 metërsh.