Vllaznia U19 do të jetë pjesëmarrëse në formatin e Champions League për të rinj, “UEFA Youth League”.
UEFA ka dhënë miratimin për klubin e Vllaznisë, në mënyrë që skuadra e të rinjve të regjistrohet në Champions League.
Kjo do të jetë hera e parë që një skuadër shqiptare do të marrë pjesë në Champions League, edhe pse bëhet fjalë për një skuadër të të rinjve.