Besart Berisha u largua gjatë kësaj merkato nga Ëester United. Sulmuesi 36-vjeçar është për momentin pa skuadër dhe për herë të parë në karrierën e tij mund të luajë në Superligën e Kosovës. “Indeksonline” bën me dije se Ballkani dhe Berisha janë në bisedime dhe janë pranë akordit për të firmosur kontratën.
Kjo do të ishte një goditje e madhe për Ballkanin, por edhe për futbollin e Kosovës duke parë që Berisha ka një eksperiencë të madhe në futbollin europian apo edhe në Australi. 36-vjeçari ka luajtur me skuadra si Aalborg, Hamburg, Burnley, Rosenborg, Bielefeld, Brisbane Roar, Melbourne dhe Western United. Berisha luajti gjithashtu edhe me Kombëtaren shqiptar teksa zhvilloi 17 ndeshje dhe shënoi vetëm një gol.