Champions League mbetet një ëndërr për të gjithë shqiptarët, sidomos për të parë nga afër një ndeshje e jo më të mendosh të prekësh trofeun e artë që fitojnë klubet në fund të çdo sezoni. Por, jo më, kjo nuk do të jetë një ëndërr, sidomos për tifozët e Milanit në Shqipëri.
Më 8 tetor prej orës 11:00 deri në orën 14:00 tifozët kuqezinj kanë dhënë lajmin se do të zbresë trofeu i Champions League i fituar nga Milani në vitin 2007. Atë do të kenë mundësi ta vizitojnë të gjithë në këtë orar.
Sipas njoftimit që bën Milan Club Albania, thuhet:
“Zyrtare: Ëndrra e milanistëve në Shqipëri realizohet.
Më në fund do të prekin nga afër Kupën e Champions League e fituar nga kampionët e Europës në 2007.
Milan Club Albania sjell në Shqipëri Trofeun e Champions League bashkë me dy zyrtarë të Klubit kuqezi që merren me fan clubet zyrtare në botë.
Kjo ishte dhurata e fundit e Silvio Berlusconi për tifozët e Milanit në Shqipëri!
Më datë 8 Tetor prej orës 11.00 deri në orën 14.00 të gjithë te Reja në Tiranë, së bashku për një festë të madhe. Po ashtu këtë ditë keni mundësinë e fundit për t’u anëtarësuar për sezonin e ri në Milan Club Albania”.