Ulja në stol para ndeshjes me skuadrën serbe të Crvena Zvezdas nuk i ka lënë përshtypje të mirë yllit shqiptar Xherdan Shaqiri, i cili duket se po përgatitet të ndërpresë marrëdhëniet me Liverpoolin.
Media e njohur sportive italiane “Tuttomercatoweb” konfirmon se lojtari i pëfaqësueses së Zvicrës po studiohet nga gjigantët turq të futbollit Galatasaray. Gjithmonë sipas medias në fjalë, transferimi mund të kryhet në janar.
Shaqiri u prezantua te Liverpooli në merkaton verore më shumë bujë, por ai ka marrë shumë pak minuta nga tekniku Jurgen Klopp dhe konkurenca e madhë në formacionin e kuq e ka indinjuar lojtarin, i cili pret lajme të mira deri në janar.