Vedat Muriqi ka arritur të fitoi vëmendjen e disa skuadrave të mëdha europiane me paraqitjet e tij. Sulmuesi kosovar ishte protagonist në dy ndeshjet e kaluar ndaj Çekisë dhe Anglisë duke shënuar në të dyja sfidat. Paraqitjet pozitive edhe në kampionat me Fenerbaçen kanë bërë që disa skuadra të mëdha të dërgojnë skaut e tyre për të ndjekur në afër sulmuesin.
Disa ditë më parë në mediat turke u përfol se Lacio, Napoli, Fiorentina dhe Tottenham kishin shfaqur interesim për të. Ditën e sotme në mediat angleze flitet se edhe Manchester United është futur në garë për të bindur lojtarin të transferohet në Angli. Me largimin e Lukakut dhe Sanchez, United ka mbetur pa një sulmues dhe tashmë ka hedhur sytë nga Muriqi dhe shumë shpejt mund të nisin bisedimet.