Me dëmtimin e Higuain, Cutrone mbetet sulmuesi i vetëm i mirëfilltë që Milani ka në dispozicion në këto momente. Sezoni është i gjatë dhe nevoja për një sulmues është e domosdoshme.
Sipas “Corriere dello Sport”, objektivi i kuqezinjve është Aleksander Pato. Braziliani 29-vjeçar ka treguar stabilitet në sezonet e fundit me Tianjin Quanjian, në Kinë. Ai ka një kontratë deri në dhjetor 2019 dhe në dy kampionatet e fundit ka shënuar 30 gola. Sipas të përditshmes italiane një rikthim i tij është shumë i mundshëm, pasi ai nuk kushton shumë në krahasim me zgjedhjet e tjera që ekzistojnë.