Juventusi mendon si zëvendësues të Massimiliano Allegrit, trajnerin e Atletico Madridit, Diego Simeone.
Trajneri aktual i “bianconerëve” mund të kalojë te Arsenali nëse Arsene Ëenger vendos të largohet në fund të sezonit.
Sipas SNAI Sportnews, gjiganti torinez ka vënë në orbitën e tij trajnerin argjentinas Simeone, si trajner i ardhshëm i skuadrës.
Ish futbollisti i Interit dhe Lazios, mësohet se nuk e ka refuzuar ofertën e Juventusit, por as nuk e ka pranuar, pasi ka ende paqartësi për të ardhmen.
Simeone është përfolur më herët për një kalim te Interi nëse do të largohej nga Atletico Madrid.
Madje këtë ai e kishte thënë edhe vet.