Shqipëria U-19, e drejtuar nga trajneri Nevil Dede, do të marrë pjesë në “International Memorial Tournament” që do të zhvillohet në Zagreb nga data 8 deri në 11 Gusht. Në këtë edicion të 17-të të këtij kompeticioni do të marrin pjesë 8 skuadra të ndara në 2 Grupe, A dhe B.
19 vjeçarët kuqezi janë shortuar në Grupin A sëbashku me Dinamo Zagreb, Real Madrid dhe Olimpja Lubjanë. Grupi B përbëhet nga Kroacia U-19, Fejnord, Grasshopers dhe japonezët e Cerezo Osaka. Shqipëria do të bëj debutimin në këtë turne me ndeshjen kundër Real Madrid në datë 8 Gusht, duke filluar nga ora 16:30. Ditën e dytë, më 9 Gusht do të përballen me Dinamo Zagreb me ndeshjen që fillon në orën 18:15. Faza në grupe mbyllet më 10 Gusht me ndeshjen kundër sllovenëve të Olimpja Lubjanës po në orën 18:15. Ditën e dielë, në datë 11 gusht, do zhvillohen ndeshjet finale.
Trajneri Dede do të grumbullojë skuadrën në Shkodër në datë 4 Gusht, ku do të zhvillojnë dy seanca stërvitore për të udhëtuar më datë 6 në mëngjes drejt Kroacisë ku do të zhvillojnë edhe dy seanca të tjera përpara fillimit të turneut