Sherif Kallaku është një nga lojtarët e Superiores që spikati sezonin e shkuar me skuadrën e Teutës. Mesfushori i Kombëtares U-21 është cilësisht shumë lart dhe kjo ka bërë që shumë ekipe të kërkojnë shërbimet e tij.
Por, edhe këtë vit ai ka premtuar besnikëri ndaj durrsakëve dhe në edicionin e ri pritet të jetë pikë kyçe e formacionit të Bledi Shkëmbit. Një gjë të tillë e thotë edhe shoku i tij i skuadrës, Renato Arapi. Qendërmbrojtësi durrsak, përmes një postimi në rrjetet sociale zbulon premtimin e bërë nga Kallaku, por edhe nënshtesinë e re që ai do të marrë.
“Ky është ai që ka premtuar të bëjë diferencën këtë vit, por me një ndryshim. S’do të ketë vetëm pasaportë shqiptare, por edhe kroate”, shkruan Arapi.