Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës Mërgim Vojvoda raportohet se do të transferohet për sezonin e ri te skuadra e njohur belge e Standard Liege. “RTV” zbulon se 24-vjeçari ka firmosur ditën e enjte një marrëveshje me skuadrën e Standartit duke u konfirmuar si lojtari i tyre më i ri.
Vojvoda luan aktualisht te Mouscron prej 3 vitesh dhe kalimi te Standard Liege konsiderohet një hap i madh në karrierën e tij. Ai ka shkëlqyer me Kosovën gjatë vitit 2018 dhe 2019 në takimet miqësore, Ligën e Kombeve dhe është njëri pikave më të rëndësishme të trajnerit të “Dardanëve” Benard Challandes.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.