Festim Alidema është lojtari më i ri i skuadrës së Slaven Belopu. Lojtari 21-vjeçar ka gjetur akordin me ekipin kroat dhe sot është prezantuar si futbollisti më i ri i këtij ekipi. Lajmi është bërë me dije nga vetë klubi që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar shkruante: “Alideam është lojtari i ri i Slaven”.
Ish-mesfushori i Llapit ka folur dy fjalë për kanalin e klubit teksa ka deklaruar: “Unë jam shumë i lumtur që jam pjesë e Slaven Belopus, do të bëj çmos për të justifikuar besimin e njerëzve që më kanë sjellë në klub dhe për të arritur të gjitha qëllimet që kemi vënë. Dua të shënoj sa më shumë gola dhe të ndihmoj ekipin të fitojë”, kanë qenë fjalët e 21-vjeçarit.
Ky transferim është mundësuar nga ish-sulmuesi i Superiores Arbër Abilaliaj që tashmë punon si menaxher përkrah Ardian Aliajt. Alidema është vetëm 21-vjeç dhe zotëron cilësitë e një lojtari të madh, ndaj shihet si e ardhmja e futbollit.