Amir Rrahmani do të vazhdojë karrierën e tij në skuadrën e madhe të Dinamo Zagrebit. Sipas “Olle.com”, qendërmbrojtësi që aktivizohet me RNK Splitin ka arritur një marrëveshje me gjigantin e Ballkanit dhe nesër pritet të prezantohet te Dinamo. Ditën e nesërme ai pritet të prezantohet te ekipi ri. 22-vjeçari u transferua në Kroaci vitin e kaluar, por për këtë sezon ai ka vendosur t’i bashkohet skuadrës së Dinamos së Zagrebit, e cila merr pjesë në fazën e grupeve në Champions League. Në këtë grup bëjnë pjesë edhe italianët e Juventusit. Në këtë mënyrë qendërmbrojtësi i Kosovës ka shansin të luajë me bardhezinjtë e Torinos.
Kujtojmë që Amir Rrahmani vendosi t’i bashkohej përfaqësueses së Kosovës, duke u shkëputur përfundimisht nga kombëtarja kuqezi.