Ish-sulmuesi i Partizanit Caleb Ekuban mund të jetë zyrtarisht sezonin e ardhshëm futbollist i Trabzonsporit. 24-vjeçari italo-ganez ndihet i rehatuar te skuadra turke, të cilët po mendojnë ta blejnë kartonin e tij. Media turke “Fotomac” raporton se drejtuesit e klubit po planifikojnë zyrtarizimin e plotë të Ekubanit si lojtar i Trabzonsporit për 1 milionë €. Operacioni do të mbyllet pas dy javësh dhe ai mund të quhet lojtar i skuadrës turke.
Ish-bomberi i Partizanit u trasferua te Leeds United në verën e 2017 për shifrën e 750 mijë €. Të kuqtë përfituan një përqindje nga transferimi i lojtarit në Angli. Por, tokën britanike, ai vuajti përshtatjen me futbollin vendas dhe me ardhjen e teknikut të famshëm Marcelo Bielsa, ai nuk qëndroi në Angli dhe u huazua te Trabzonspori. Në 29 ndeshje të këtij sezoni (kampionat dhe kupë) ai ka realizuar plot 10 herë.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.