Qendërmbrojtësi i Real Madridit Raphael Varane po mendon që të qëndrojë deri në përfundim të karrierës te “Los Blancos”. Mediat spanjolle bëjnë me dije se kampioni I botës I ka rrëfyer shokut të skuadrës Sergio Ramos se dëshiron të luajë vetëm për 13-herë kampionët e Europës. Francezi është ende i ri dhe Reali po mendon ta bazojë të ardhmen te vetë 25-vjeçari duke I garantuar një kontratë afatgjatë. Që kur u transferua që në vitin 2011 në Madrid, ai ka zhvilluar 252 takime dhe ka fituar 10 trofe.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.