Vijon të komplikohet pista që dërgon yllin brazilian të PSG-së, Neymar JR te Barcelona. Sipas asaj që raportojnë mediat franceze dhe konkretisht “Radio Montecarlo”, PSG ka hedhur poshtë ofertën e fundit të katalanasve, duke ndërlikuar gjithçka.
Duke iu referuar këtyre burimeve, kampionët e Ligue 1 kërkojnë që të marrin mbrapsht shifrën e paguar te Barcelona për 27 vjeçarin, pra 222 milionë euro.
Kështu që duket sikur oferta prej 150 milionë eurosh plus Ousmane Dembele dhe Ivan Rakitic nuk i ka bindur parisienët. Merkato është futur në orët e fundit dhe deri më 2 shtator nuk pritet të ketë ndonjë zhvillim pozitiv sa i përket kësaj tratative.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.