Fund-sezoni i kaluar mund të kishte rezultuar fatal për Iker Casillas. Portieri legjendar i Realit të Madridit u godit nga një atak kardiak gjatë një seance stërvitore me Porton.
E në mes të atij ankthi, të shumtë ishin ata që thonin se jeta e Casillas varej nga minutat, e të tjerë që ishin të bindur se do të varte dorezat mbi gozhdë. Gjithsesi, i këtij mendimi nuk është as gardiani dhe as drejtuesit e klubit portugez, të cilët e kanë përfshirë 38 vjeçarin në listën e lojtarëve të gatshëm për sezonin e ri.
Kështu, ai do të vihet nën urdhërat e teknikut Sergio Conceicao që në ndeshjen e kësaj fundjave, edhe pse besohet se portugezi do t’i besojë portierit të ri, Agustin Marchesin në takimin e së shtunës ndaj Gil Vicente.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.