Marchetti largoi Etrit Berishën, por portieri i Shpresave i merr vendin italianit pas 4 javësh në kampionati ne Serie A. Porta e Lazio-s duket se do të trashëgohet nga një shqiptar te tjetri. Largimi i Berishës ktheu Thomas Strakoshën te kryeqytetasit, ndërsa në javën e pestë të kampionatit djali i legjendës së portës së Shqipërisë, Foto Strakosha, sot do të jetë titullar në takimin kundër Milanit.
Pikërisht dy portierët e ekipeve U-21 të Shqipërisë dhe Italisë do të jenë përball njëri-tjetrit në takimin e sotëm, ku do të shihet se kush do të jetë më i suksesshmi mes tyre.