Zhvillimet te Real Madrid do të jenë të shumta, por ajo që thuhet në këtë periudhë merkatoje ka tronditur të gjithë tifozët spanjollë. Mediet angleze bëjnë me dije që trajneri Zinedin Zidan do të japë dorëheqjen. “The Independent” raporton se dështimi për të blerë Paul Pogbanë, ka bërë që francezi të mendojë largimin.
Presidenti Fiorentino Perez dhe trajneri Zidan duken se po ecin në kahe të kundërta. Kësisoj divorci mes palëve është çështje ditësh. Pas rikthimit në “Santiago Bernabeu”, ish-ylli i Francës pati deklaruar: “Do t’i ndryshojmë gjërat, jam i sigurt”, teksa shpalosi listën e dëshirave me në krye Paul Pogba, Eden Hazar dhe Kylian Mbappe. Pritet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e tij, ndërsa gjasat që bashkëpunimi mes palëve të përfundojë në këtë verë.