Erlis Frashëri ishte një nga lojtarët më të përfolur për t’iu bashkuar Partizanit në këtë merkato dimri. Por, burime të sigurta pranë klubit të kuq bëjnë me dije që mbrojtësi i djathtë i Kamzës nuk është përfolur asnjëherë nga stafi teknik i Partizanit dhe nuk ka pasur asnjë kërkesë për shërbimet e tij. Megjithatë lojtari i linjës së djathtë të mbrojtjes kryeqytetase nuk ka mbetur duarkryeq.
Newsport.al ka mësuar se ai ka arritur akordin me klubin e Teutës dhe në muajin janar do t’i bashkohet skuadrës së drejtuar nga Bledi Shkëmbi. 30-vjeçari ka mbyllur paraprakisht marrëveshjen me “Djemtë e Detit” dhe tashmë pritet vetëm “OK”-ja e Naim Qarrit, për shkak se është nën kontratë me ekipin e Kamzës.
Gjithçka është në rrugën e duhur dhe burime të sigurta pranë klubit kryeqytetas tregojnë se mes palëve do të ketë një dakortësi të plotë për përfundimin e marrëdhënieve kontraktuale. /Newsport.al/