Pas shkarkimit të Massimiliano Allegrit nga stoli i Juventusit, kanë nisur diskutimet për teknikun e ri të kampionëve të Italisë. Lista e kandidatëve për të drejtuar bardhezinjtë është e gjatë dhe në të janë vendosur emra të njohur të trajningut botëror: Pep Guardiola, Mauricio Pocchetino, Didier Deschamps dhe Simone Inzaghi.
Tekniku i Thomas Strakoshës nuk ndihet mjaftueshëm i përkrahur nga skuadra bardhekaltër, edhe pse siguroi Kupën e Italisë ditën e mërkurë ndaj Atalantës. Nga mediat italiane mësohet se ai është njëri prej trajnerëve më të preferuar nga drejtuesit juventinë.
Allegri u largua pas 5 vitesh ku fitoi 5 kampionate italiane dhe arriti dy herë finalen e Champions League-ës.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.