Merkato nuk ka filluar ende, por skautët dhe agjentët e futbollit vazhdojnë punën e tyre duke ngacmuar mundësi të mundshme transferimi në verë. Real Madrid duket se është skuadra që po lëviz më shumë në këtë moment, ku është lidhur me shumë emra për t’i transferuar në verë.
Media “Don Balon” së fundmi ka publikuar prapaskenat nga një bisedë e cila mund të zë faqet e para gjatë merkatos. Bëhet fjalë për sulmuesin në pronësi të Interit, Mauro Icardi i cili i huazuar tek PSG është duke kaluar një formë fantastike. Madrilenët duke shpresuar se PSG nuk do të blejë përfundimisht kartonin e argjentinasit, janë duke bërë gati ofertën e tyre. Paraprakisht mendohet për 60 milion euro dhe kartonin e Lukas Jovic për zikaltërit, një ofertë e cila duket e kënaqshme në pamje të parë për Interin.