Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E bujshme nga Spanja, Barcelona përgatit rikthimin e mesfushorit

Shkruar nga NEWSPORT

Ecuria e Thiago Alcantara te Liverpool ra ndjeshëm edhe pse fillimi ishte shumë premtues. Ish-mesfushori i Bayern Munich dhe Barcelonës nuk po e gjen veten te anglezët dhe po mendon largimin që në merkaton e ardhshme verore.

Destinacioni i mundshëm janë pikërisht katalanasit. Këta të fundit po projektojnë një shitje të mundshme të De Jong dhe si zëvendësues të tij shohin pikërisht Thiagon. Kujtojmë që spanjolli është një “prodhim” i La Masia dhe vështirë që 32-vjeçari të refuzojë një rikthim të bujshëm në “Camp Nou”.

Thiago ka oferta edhe nga Arabia, por shpeshherë është shprehur se karrierën dëshiron ta mbyllë në futbollin europian dhe nuk do të kishte më bukur sesa diçka të tillë ta bënte te klubi ku është rritur.

[caption id="attachment_725820" align="alignnone" width="720"]Thiago Alcantara Thiago Alcantara[/caption]

Tags:

BOTA LA LIGA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga