Niko Zisi do të vazhdojë karrierën e tij në Greqi. Ish-lojtari i Bylisit dhe Kamzës në sezonine fundit është prezantuar zyrtarisht te Apollon Larrisa në kampionatin grek. Skuadra greke militon në ligën e dytë në Greqi.
Zisi arriti të shkëlqente me ballshiotët në Kategorinë e Parë, aq sa skuadra kamzli pagoi 40 mijë për kartonin e tij.
Te Kamza, sulmuesi i krahut nuk arriti të linte shumë gjurmë dhe pas rënies nga Kategoria u zhvendos në Greqi, aty ku ka luajtur edhe në të kaluarën e tij. Lajmi është bërë publike në faqen e klubit si dhe nga vet lojtari në Facebook.
“Nga sot unë jam zyrtarisht një anëtar i klubit Apollon Larissa dua të falënderoj njerëzit e klubit për besimin e tyre në mua, uroj që të jetë një vit me shëndet dhe shumë suksese”, shkuran Zisi.