Kosova është në kërkim të një trajneri. Largimi i Challandes ka lënë vakant vendin te përfaqësuesja dardane e futbollit, me mediet në Itali që tregojnë se ndër emrat pretendentë është edhe Roberto Donadoni.
Ish-trajneri i kombëtares së Italisë është emri më i ri që del në skenë, teksa eksperienca e tij është një bonus nëse gjithçka do zyrtarizohet. 58 vjeçari është në negociata me FFK-në, teksa bergamasku ka drejtuar së fundmi Shenzhen në Kinë.
Më herët Donadoni ka drejtuar edhe Bologna, Napoli, Cagliari, Parma, Genoa, Livorno.