Nuk është sekret që Inter është hedhur në sulm për një mbrojtës të krahut të djathtë. Zikaltërit po vuajnë shumë në këtë krah, me D’Ambrosio që nuk bind Luciano Spallettit.
Dhe për këtë arsyeje, ky i fundit duket se ka shënjestruar te Napoli përforcimin ideal për skuadrën e tij dhe ai është Elseid Hysaj. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, ose më saktë kapiteni i saj po kërkohet me ngut nga zikaltërit të cilët kanë mbajtur edhe takimet e para me agjentët dhe drejtuesit e Napolit.
Konfirmimi ka ardhur nga eksperti i merkatos, Alfredo Pedulla, ku shton se merkato e verës do të vendos edhe pikat mbi “I”sa i përket këtij operacioni.
25 vjeçari kuqezi ka një kontratë me Napolin që skadon në qershor të vitit 2021, por aktivizimi me pikatore do e shtyjë atë të kërkojë një tjetër skuadër.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.