Superliga e Kosovës në Basketboll për sezonin e ri 2017/18 ka tashmë një emër të ri.
Lajmin e ka konfirmuar përmes rrjeteve sociale Presidenti i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu.
“Sot, kemi nenshkruar marreveshjen per sponsorizim te superliges se Kosoves ne basketboll me kompanin IP-KOS , z Bujar Shatri dhe ne tri vitet ne vijim liga me e mire e FBK do te quhet “IP Superliga e Kosovës në Basketboll”. Edhe nje mik me shume edhe nje sukses i FBK”, ka shkruar Belegu.
Edicioni i ri pritet të fillojë më 4 dhe 5 tetor.
Më poshtë keni sfidat e para:
Kerasan Prishtina – Golden Ylli
Trepça – Peja
Sigal Prishtina – Bashkimi
Borea – Rahoveci