Mbrojtësi i 27 vjeçar,Kastriot Dermaku do të vazhdojë karrierën e tij në Seria A.
Siç raporton gazetari i njohur italian, Alfredo Pedulla, mbrojtësi ka arritur marrëveshjen me ekipin e Parma-s.
Pas një sezoni të mirë me Koziencën,të cilit kontrata i mbaron më 30 qershor,thuhet se Dermaku ka arritur një akord me ekipin e Parma-s.
Një hap mjaftë i rëndësishëm për lojtarin e Kombëtares tonë, i cili gjithashtu është menduar si titullar për ndeshjen e së shtunës në përballjen kundër Islandës.