Aaron Ramsey është lojtari më i ri i skuadrës së Juventusit. Bardhezinjtë do e marrin lojtarin me parametra zero, por uellsiani do të përfitojë një pagë prej 400 mijë stërlinash në javë, raporton “BBC Sport”.
Thënë ndryshe, mesfushori do të përfitojë me skuadrën e tij të një pagë totale vjetore prej 20,08 milionë stërlinash, duke u bërë kështu lojtari i dytë më i paguar pas Cristiano Ronaldos, jo vetëm brenda Juventusit, por edhe në Serie A.
Kujtojmë që bardhezinjtë tentuan ta sillnin lojtarin që në merkaton e janarit, por diçka e tillë nuk u bë e mundur, dhe tashmë Ramsey do e vesh fanellën e Juventusit vetëm në sezonin e ardhshëm futbollistik.