Pas largimit të Ernest Gjokës dhe paraqitjeve jo të mira të serbit Milinkoviç, në Kukës u hapën zërat se ish-kapiteni, Lorik Cana mund të jetë trajneri më i ri i verilindorëve.
Por dje ka reaguar për herë të parë Loriku, i cili ishte i pranishëm në stadium për të parë ndeshjen mes Partizanit dhe Kukësit. Cana tha për ”Sport ekspres” se asgjë nuk ishte e vërtët dhe se ai nuk ka patur fare kontakt me drejtuesit e verilindorëve dhe se ai nuk e di nga kanë dalë këto lajme.
Cana që prej tërheqjes nga futbolli i luajtur nuk është angazhuar si trajner edhe pse ai zotron diplomën e trajnerit.