Lojtari i kombëtares shqiptare, Naser Aliji është shumë pranë marrëveshjes me Dinamon e Bukureshtit. Ky lajm është konfirmuar nga vetë tekniku i skuadrës rumune, pasi lojtari ka kaluar një provë dhe tashmë tekniku e dëshiron në skuadër.
Në ditët e ardhshme do të mësojmë diçka më konkrete përsa i përket këtij lajmi, i cili është shumë pozitiv për lojtarin kuqezi.
Përsa i përket Kombëtares, djemtë e Panuçit nuk po kalojnë një periudhë aspak të mirë, pasi në dy ndeshjet e fundit janë mundur nga Skocia dhe nga Izraeli në Ligën e Kombeve. Kujtojmë që në datën 17 nënton Shqipëria do të presë Skocinë në “Loro Boriçi”, takimi i kthimit për ndeshjen në Nations League.