Milot Rashica po ia del të shpallet lojtari më i mirë i fazës çerekfinale të Kupës së Gjermanisë (DFB-Pokal). Ylli shqiptar i Werder Bremenit kryeson me 55.2% të votave në garën për çmimin e futbollit gjerman. I veçantë është fakti se Rashica ka lënë pas në sondazh yllin e Bayern Munich Robert Lewandowskin në këtë garë.
22-vjeçari po kalon sezonin më të mirë të karrierë së tij, ku me fanelën e verdhjeshilëve ka realizuar plot 10 gola në 23 ndeshje (kampionat dhe kupë). Ai përflitet si njëri prej talenteve të Bundeligës që meriton të luajë në kampionatin anglez Premier League.
Falë golit të çmendur ndaj Schalke 04 para 6 ditësh në Kupën e Gjermanisë, Rashica ka shtyrë mediat europiane të t’i thurin elozhe.