Disa kohë më parë të gjithë shqiptarët e thirrën Adnan Januzajn në kombëtaren shqiptare, por ai preferoi të luajë më Belgjikën. Megjithatë vetëm pak kohë më vonë dhe tashmë këmi të bëjmë me një tjëtër talent, i cili është kushëriri i Adnanit, ose më saktë djali i dajës së tij.
Bëhet fjalë për Kadri Altindag, i cili është 17 vjeç dhe Federata e Futbollit të Turqisë i ka dhënë mundësinë për të veshur fanelën e tyre, por djaloshi preferoi ngjyrat e flamurit kuqezi dhe që nga sot do t’i bashkohet Kombëtares.
Ky lajm është konfirmuar nga agjenti i Kombëtares, Rinor Agushi, i cili në një postim në rrjetet sociale tregon për përzgjedhjen e djaloshit.