Kamza ka ndërmend të përforcohet fuqishëm gjatë merkatos së janarit duke synuar transferimin e qendërmbrojtësit të Vllaznisë Renato Malota. Tekniku Ernest Gjoka pritet të jetë ndërmjetësi i operacionit të kalimit të lojtarit nga Kategoria e Parë në Kategorinë Superiore, pasi sezonin e kaluar drejtoi Vllazninë dhe e njeh mirë skuadrën. “Shkodra news” e konfirmon një lajm të tillë.
Pritet që në ditët e ardhshme, Kamza të bëjë ofertën zyrtare për Malotën. 29-vjeçari do të ishte një element shumë i nevojshëm për mbrojtjen e Kamzës pasi ka eksperiencë të madhe në Kategorinë Superiore duke veshur fanelat e Partizanit dhe Kukësit.