Jao Felix duket se është më pranë Juventusit. Sikurse raporton “The Sun Football”, ditën e sotme do të ketë një takim të drejtuesve të klubit bardhezi me agjentin e lojtarit, i cili në të njëjtën kohë është edhe agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes.
Oferta pritet të jetë mbi 100 milionë euro, por në të njëjtën kohë ajo që e bën më shumë të mundur këtë marrëveshje, është fakti që djaloshi dëshiron shumë të luajë në një skuadër me Cristiano Ronaldo dhe Juventusi mund të përfitojë shumë në këtë drejtim.
Gjithsesi gjithçka mbetet për t’u parë në merkaton e verës, pasi për Felix janë shumë klube të tjera të interesuara, si Manchester United, apo edhe Real Madrid.