Udhëtimi i Paraticit në Barcelonë nuk dha rezultatin që të gjithë e prisnin te Juventus. Torinezët nuk duan të largohen “duarboshë” nga Barcelona dhe po përpiqen që të firmosin me të paktën një lojtar të katalanasve. Pas ofertës për shkëmbimin e Ruganit me talentin Miranda, Juventus ka depozituar një tjetër ofertë drejtë Barcelonës.
Bëhet fjalë për shkëmbimin midis Emre Can dhe Rakitic.
Të dyja ekipet kanë
probleme financiare dhe iu duhet një shkëmbim për ti rregulluar ato dhe me
Fair Play-n. Pavarësishtë diskutimeve të
deri tanishme Barcelona nuk është shprehur për ofertën për arsye se është duke
menduar për transferimin e Neymar nga PSG