Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha përveç denoncimeve të nënpunësve të administratës, ka filluar të denoncojë dhe futbollistë.
Berisha nëpërmjet një postimi në rrjetin social ”Facebook” ka denoncuar, në atë që ai e quan “Komisarjati dixhital” futbollistin e Laçit, Kevi Bardhi.
Në foton që ka postuar ish-kreu i vendit, duket Bardhi me një pistoletë, duke ngarë makinën. Berisha e ka shoqëruar foton me mbishkrimin:
“Ne kemi pushtetin, kemi dhe armet!”
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital! sb
Bardhi është djali i kryebashkiakut të Bashkisë së Laçit dhe njëkohësisht është një ndër futbollistët premtues të skuadrës së qytetit kurbinas.