Vedat Muriqi vazhdon të tërheq vëmendje me paraqitjet e tij pozitive. Sulmuesi shqiptar I Fenebaçes po shënon rregullisht si me Kosovës, po ashtu edhe me klubin e tij turk. Siç raportojnë mediat në Turqi, Atletiko Madrid, Manchester United dhe Lacio kanë shfaqur interesim për Muriqin, por ditët e fundit në garë është future edhe Interi.
Dëmtimi I Sanches ka bërë që drejtuesit të futen në merkato për të gjetur një zëvendësues të Lukakut dhe duket se kanë kthyer sytë nga sulmuesi shqiptar. Pas Eljif Elmas që u transferua nga Fenerbaçe te Napoli, tashmë duket se është radha e një tjetër lojtari të Fenernaçes të transferohet në Itali.