Igli Tare nuk ndalet. Drejtori sportiv i skuadrës së Lazios kërkon që ta bëjë skuadrën e tij në një rival të rrezikshëm për çdo ekip, jo vetëm në Serinë A. Sikurse raporton “Corriere dello Sport” Tare po përgatitet të sjellë në skuadër ish-sulmuesin e Barcelonës dhe Interit Samuel Eto’o.
Mediat zbulojnë se Tare dhe Eto’o kanë patur një takim prej 4 orësh së bashku dhe po diskutojnë për një marrëveshje të mundshme.
Kujtojmë që Eto’o ka arritur të fitojë gjithçka me Barcelonën dhe Interin, duke fituar dhe tripletë me të dyja skuadrat.