Manchester United hidhet në sulm për Mauro Icardin. Sikurse raporton “The Sun Football”, 20 herë kampionët e Anglisë kanë gati një ofertë prej 68 milionë stërlinash në drejtim të Intërit. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë deri në fund të sezonit, nëse argjentinasi do të luajë ndonjë ndeshje me Interin e më pas merkatoja verore do të tregojë gjithçka.
Icardi tek Interi ka humbur rolin e liderit, pasi iu hoq shiriti i kapitenit dhe nuk është aktivizuar në asnjë ndeshje pas atij momenti.
Gjithashtu për 26 vjeçarin në garë është edhe Real Madrid që sikurse raportojnë mediat e huaja kanë një ofertë prej 80 milionë eurosh.