Një lajm i bujshëm vjen nga Italia. Është e përditshmja “Corriere dello Sport” ajo që raporton lajmin se Hysaj është në planet e Juventusit nëse trajneri i ri do të jetë Sarri. Bardhezinjtë janë vënë në kërkim të një trajneri dhe Sarri shihet si pasuesi ideal i Allegrit. “Correre dello Sport” zbulon edhe listën e lojtarëve që trajneri aktual i Çelsit dëshiron për Juventusin e tij.
Në listë është edhe Hysaj, një njohje e vjetër pasi të dy kanë punuar së bashku te Empoli, por edhe te Napoli. Gjitashtu Sarri e dëshironte mbrojtësin shkodra te Çelsi, por një gjë e tillë nuk arrit për shkak të kërkesave të larta të skuadrës napoletane. Në rast se Sarri firmos me Juventusin, Hysaj do të jetë më shumë se një ide për drejtuesit e klubit bardhezi.