Thomas Strakosha është një nga portierët më premtues në Europë, jo vetëm për moshën që ka, por edhe për paraqitjet e shkëlqyera që po bën tek Lazio. Kjo formë e mirë që po kalon kuqeziu nuk mund të mos vihej re nga klubet europiane dhe sidomos nga ekipet angleze.
Totenhami synon t’a afrojë Strakoshën gjatë merkatos së verës. Kontrata e kuqeziut me Lazion përfundon verën e ardhshme dhe “Spurs” janë gati t’i afrojnë parakontratë në fund të vitit, bazuar në rregulloren e FIFA-s. Portier aktual tek anglezët është Hugo Lloris, i cili u shpall dhe kampion bote me Francën, por mosha e tij 31-vjeçare nuk premton shumë dhe paraqitjet e tij në disa ndeshje lënë për të dëshiruar.