Milani mund të ndryshojë sërish pronar. Në horizont është shfaqur miliarderi rus Alisher Usmanov, ish-aksioner i Arsenalit. “Calcio mercato” raporton se kompania amerikane që menaxhon aktualisht klubin kuqezi “Elliot” po planifikon një investim madhor për të ardhmen e 7-herë kampionëve të Europës për dy vite ku parashikohet të ndërtohet një stadium i ri modern, ku do të luajë vetëm Milani.
“Elliot” ka përcaktur çmimin fillestar për shitjen e aksioneve të Milanit. Kompania amerikane ka fiksuar çmimin 1 miliard €. Pritet të publikohen informacione të reja për të ardhmen e Milanit.
Shitja e klubit në prill të 2017 te miliarderi kinez Younghong Li nuk rezultoi fitimprurëse pasi biznesmeni nuk arriti të shlyente borxhet e akumulara ndër të klubit dhe u detyrua t’ia kalonte administrimin e financave kompanisë amerikane “Elliot”.