Qeveria botërore e futbollit FIFA do të votojë ditën e premte projektin e krijimit të një kompeticioni të ri për klubet. Në Miami të SHBA-së 37 përfaqësuesë të FIFA-s do të vendosin nëse duhet të zgjerohet kompeticioni i Botërorit për Klube nga 8 në 24 ekipe.
Sipas idesë së propozuar, kompeticioni do të debutojë me formatin e ri në verën e vitit 2021. Axhenda e garës nis në datën 17 qershor dhe përfundon 4 korrik.
Kompeticioni i zgjeruar nuk do të përfshijë vetëm fituesit e kampionateve për klube në secilin prej kontinenteve. Europa do të përfaqësohet me 8 ekipe, Amerika e Jugut me 6, kontinentet e Azisë, Afrikës Amerika Veriore dhe Qendrore me nga 3, kurse zona e Oqeanisë me një ekip.
Por propozimi i institucionit më të lartë të futbollit botëror është hedhur poshtë UEFA, e cila pretendon se FIFA nuk është konsultuar me palën europiane për transformimin e Botërorit për Klube.
Në këtë mënyrë, Kupa e Konfederatave nuk do të ekzistojë më.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.