Emiliano Vila është goditja e radhës e klubit të Teutës. Mesfushori i njohur ka arritur akordin me “Djemtë e Detit” duke u zyrtarizuar si afrimi më i ri. Eksperienca dhe cilësitë në fazën ofensive kanë bindur drejtuesit e klubit durrsak t’i thonë “Po” 31-vjeçarit. Një afrim i bujshëm ky për skuadrën e Bledi Shkëmbit duke ditur kontributin e dhënë për vite me radhë nga ish-mesfushori i Partizanit. Për këtë kalim të tij te Teuta ka reaguar edhe ai vetë. Në një postim në rrjetet sociale, Vila shprehet i lumtur teksa shkruan: “Shumë i lumtur që u riktheva në shtëpi”.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.