Masimiliano Allegri do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit. Elemini nga Champions League që në këtë fazë do të vulos përfundimisht të ardhmen e tij. Nga së bëhet e ditur nga mediat italiane drejtuesit e klubit po mendojnë të gjejnë pasuesin e tij.
Bëhet fjalë për një njohje të vjetër, Zinedin Zidan, ish-lojtari bardhezi është pranë Juventusit. Francezi pas largimit nga Real Madrid është pa skuadër dhe në fund të sezonit mund të nis sërish punë, por këtë herë në kampionatin italian. Tashmë ngelet për t’u parë nëse ky lajmë do të jetë i vërtetë apo thjesht aludime merkato.